Kylian Mbappe raportohet se ende nuk ka marrë vendimin nëse dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germaini dhe të transferohet te Real Madridi.

Ashtu si para dy vitesh, Mbappe po i afrohet fundit të kontratës me klubin parisien dhe është lidhur me kalimin në Madrid, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Në rastin e mëhershëm, Mbappe vendosi që të qëndronte në Paris, por Reali është kthyer përsëri në tavolinën e bisedimeve.

Kur i kanë mbetur katër muaj kontratë, Mbappe mund të negociojë parakontratën me klube të tjera.

Sipas The Athletic, Mbappe ende nuk ka marrë ofertë që do ta bindte për të kaluar te Real Madridi.

Sipas mediumit britanik, përfaqësuesit e sulmuesit francezë janë skeptikë nëse ai duhet të kalojë te Real Madridi.

Reali është i gatshëm ta bëjë Mbappen lojtarin më të paguar në klub, por oferta është më e ulët sesa para dy vjetësh.

Ndërkaq, edhe PSG-ja besohet se i ka ofruar kontratë luksoze, e cila është dukshëm më e lartë sesa oferta e “Mbretërve”.

 

Përfaqësuesit e Mbappes skeptikë për ofertën e Realit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version