Superliga e Kosovës vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 28-të, që pritet të jenë tejet interesante.

Malisheva do të jetë nikoqire e Dukagjinit në “Liman Gegaj”.

Malishevasit po luftojnë për një vend që i dërgon në garat evropiane, teksa janë të katërtit në tabelë me 48 pikë, me vetëm tri pikë më pak se Drita, që mban pozitën e tretë.

Në anën tjetër, klinasit janë në vendin e gjashtë me 35 pikë të grumbulluara.

Të dy skuadrat barazuan në xhiron e kaluar. Malisheva ndau pikët me Dritën, kurse Dukagjini me Gjilanin.

Gjilani sot do të jetë nikoqir i Fushë Kosovës. Kjo do të jetë një përballje mes dy skuadrave që po luftojnë për t’i ikur rënies direkte nga Superliga.

Të dy ndeshjet janë të parapara për t’u zhvilluar nga ora 15:00.

Përballje tejet interesante sot në Superligë, luhen këto dy ndeshje / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version