Bronny James është përzgjedhur në rundin e dytë të draftit të NBA-së nga Los Angeles Lakers dhe mund të luajë përkrah babait të tij legjendar, LeBron James, raporton BBC.
19-vjeçari ishte zgjedhja e 55-të në draftin e mbajtur në New York pas disa javësh spekulimesh se në cilin ekip do të përfundonte.
Katër herë kampioni i NBA-së, LeBron, 39-vjeçar është në vitin e tij të fundit të karrierës dhe mund të jetë lojtar i lirë gjatë verës duke refuzuar mundësinë e vazhdimit të kontratës prej 51.4 milionë dollarëve në fund të muajit qershor.
Mirëpo gjatë vitit 2022 ai kishte thënë se “viti im i fundit do të jetë duke luajtur me djalin tim”.
Deri më tani, asnjë dyshe babë e birë nuk ka luajtur bashkë në histori të NBA-së.
I biri i tij është më shtatshkurtër dhe luan në pozita mbrojtëse.
Për herë të parë në histori të NBA-së mund të luajnë babë e bir në të njëjtin ekip / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.