Pep Guardiola ka premtuar se do të largohet nga Manchester City, kur ai mendon se nuk mund t’i sjellë benefite klubit.
City ka humbur pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit, duke qenë periudha më e dobët e Guardiolës në krye të Cityt, derisa e humbi epërsinë në ndeshjen ndaj Feyenoordit edhe pse po udhëhiqte 3-0.
Por Guardiola, i cili nënshkroi kontratë të re me Cityn këtë javë, ka thënë se trajnerët që nuk fitojnë te City janë në problem.
Guardiola ka thënë po ashtu se është në dorën e tij që të tregojë veten nëse mundet ta kthejë sezonin në të mirë të tij.
City do të shkojë në -11 pikë në garë me Liverpoolin, nëse mposhtën nga kjo skuadër të dielen në “Anfield”.
Pep Guardiola thotë se mund të dorëhiqet nëse vazhdojnë rezultatet negative / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.