Ekipi i Pejës ka siguruar fitoren ndaj Sigal Prishtinës në një prej ndeshjeve të tensionuara mes rivalëve të vjetër në basketboll.

Ndeshja që është zhvilluar në kuadër të Ligës Ballkanike ka përfunduar me rezultat 87 me 84 për Pejën.

Skuada e Rami Hadar, e vulosi ndeshjen në fund.

Kur rezultati ishte 83:84 për kryeqytetasit një episod që përfshiu Sirkon shkaktoi polemika.

Madje, nga topi i humbur i Sirkos, Peja shënoi dy pikë për 85:84 kur kishin mbetur edhe tre sekonda lojë.

Skuadra nga kryeqyteti, më pas tërhoqi ekipin në shenjë pakënaqësie për t’u rikthyer më pas.

Ekipi pejan shënoi dy pikë nga gjuajtjet e lira pas teknikeve që morën prishtinasit dhe në fund triumfuan me rezultatin 87:84.

Me këtë fitore, Peja tani ka katër fitore dhe një humbje , kurse Prishtina tri fitore e dy humbje.

Peja fiton duelin e tensionuar me Prishtinën në Ligën Ballkanike / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version