Skuadra e Pejës ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale, pasi shënoi fitore në dy ndeshje nga tri të zhvilluara kundër Golden Eagle Yllit.

Peja shënoi fitore në ndeshjen e tretë që u zhvillua në Suharekë, me rezultat 79:84.

Në gjysmëfinale, Peja do të përballet me Bashkimin.

Ndeshjet gjysmëfinale do të fillojnë nga e shtunja ku Trepça e pret Prishtinën, ndërsa përballja mes Bashkimit e Pejës do të zhvillohet të dielën.

Peja eliminon Yllin, Bashkimi e pret në gjysmëfinale / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version