Barcelona ia ka hequr titullin e legjendës ish-futbollistit Dani Alves pasi u dënua me katër vjet e gjysmë burgim për një dhunim në një klub nate në Spanjë.

Dani Alvesi ka fituar 23 trofe me Barçën. Ai ishte pjesë e listës prej 102 heronjve ndër vite në “murin e legjendave” të Barcelonës.

Edhe bashkëvendasit e tij në Bahia të Brazilit kanë kërkuar që statuja t’i hiqet.

Barcelona nuk ka dalë me njoftim për heqjen e Alvesit nga lista e lojtarëve legjendarë.

Ai ishte pjesë e Barcelonës nga viti 2008 deri më 2016 duke fituar çdo trofe të mundshëm.

Dani Alves dënohet me mbi katër vjet burgim për përdhunimin e një gruaje

Pasi u shpall fajtor, Barcelona ia heq titullin e legjendës Dani Alvesit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version