
Pak para fillimit të ndeshjes me Andorrën në stadiumin “Arena Kombëtare”, pas një mungese të gjatë, është vendosur kënga e Shkurte Fejzës “Mora Fjalë”.
Kënga, e cila mori përmasa të mëdha në zemrat e të gjithë tifozëve shqiptarë pas kualifikimit historik të Shqipërisë në Europianin e Gjermanisë, është rikthyer në stadium.
Kënga nuk ishte vendosur prej kohësh në ndeshjet e Kombëtares dhe ka pasur polemika të shumta.
Ndërkohë, vetë FSHF, në një reagim të zëdhënësit të saj, pati theksuar se: “Ne nuk kemi asnjë tagër të censurojmë, jo këtë këngë muzikore, por asnjë prej shumë të tjerave që këndohen e pëlqehen nga e gjithë shqiptaria në ndeshjet e ekipit kombëtar të futbollit.”
@juldeda_Rikthehet “Mora Fjale” ne stadium. ♬ original sound – Jul Deda
Pas shumë kohësh, ‘Mora fjalë’ rikthehet në stadiumin “Arena Kombëtare” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.