
Një tjetër lajm i mirë vije për tifozët e skuadrën më të famshme angleze Liverpool, shkruan Reporteri.net.
Pas vazhdimit të kontratës me yllin e skuadrës, Muhamed Salah, ekipi nga “Anfield Road”, ka arritur marrëveshjen edhe me mbrojtësin Virgil van Dijk për vazhdimin e kontratës.
Kështu ka konfirmuar gazetari, Fabrizio Romano i cili raporton se mbrojtësi holandez do të nënshkruaj edhe për dy vite të tjera, kontratë e cila skadon me 30 qershor 2027.
“E KONFIRMUAR: Marrëveshja e re e Virgil van Dijk në Liverpool deri në vitin 2027 do të shpallet së shpejti © Liverpool dhe kampi i lojtarëve kanë miratuar të dy dokumentet, detajet e marrëveshjes për dy vjet”, ka shkruar ai.
Pas Salah, Liverpooli arrin marrëveshje edhe me Virgil van Dijk për vazhdimin e kontratës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.