Një tjetër lajm i mirë vije për tifozët e skuadrën më të famshme angleze Liverpool, shkruan Reporteri.net.

Pas vazhdimit të kontratës me yllin e skuadrës, Muhamed Salah, ekipi nga “Anfield Road”, ka vazhduar kontratën edhe mbrojtësin Virgil van Dijk.

Kështu ka konfirmuar gazetari, Fabrizio Romano i cili raporton se mbrojtësi holandez do të nënshkruaj edhe për dy vite të tjera, kontratë e cila skadon me 30 qershor 2027.

“E KONFIRMUAR: Marrëveshja e re e Virgil van Dijk në Liverpool deri në vitin 2027 do të shpallet së shpejti © Liverpool dhe kampi i lojtarëve kanë miratuar të dy dokumentet, detajet e marrëveshjes për dy vjet”, ka shkruar ai.

Pas Salah, edhe Virgil van Dijk vazhdon kontratën me Liverpoolin deri më 2027 / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version