
Xhudisti kosovar, Akil Gjakova me sukses ka përfunduar edhe garën e tij të dytë në Lojërat Olimpike në Paris.
Gjakova arriti që në raundin e dytë ta mposht me Ippon austriakun Samuel Gassner për të vazhduar misionin drejt medaljes olimpike.
E tani në çerekfinale, Gjakovën e pret punë e vështirë, sepse do të përballet me italianin, Manuel Lombardon.
Me këtë xhudist, Gjakova u përball së fundmi në Prishtinë, të cilin e mposhti.
Pas dy fitoreve, mësohet kundërshtari i Akil Gjakovës në çerekfinale të Lojërave Olimpike / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.