Xhiroja e 17-të në elitën e futbollit çek i ka vënë përballë Spartën e Pragës dhe Karvinan.

Në këtë ballafaqim po luajnë tre shqiptarë, të tre te Sparta e Pragës, derisa një është në bankën rezervë.

Albion Rrahmani deri më tani po shkëlqen, me një asist qysh në minutën e dytë të takimit dhe me një gol të shënuar në fund të pjesës së parë.

Golin në sfidën e sontme e gjeti edhe Qazim Laçi.

Edhe Ermal Krasniqi po luan nga fillimi me Spartën, ndërsa Indrit Tuci është në bankën rezervë.

Për momentin, Sparta po fiton 3-1 dhe ka 31 pikë të tubuara

Paraqitje e madhe e Albion Rrahmanit në pjesën e parë me Spartën e Pragës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version