
Anglia sonte nga ora 21:00 do të përballet me Serbinë në kuadër të Kampionatit Evropian.
Pak orë para fillimit të ndeshjes, tifozët e dy ekipeve janë përleshur mes vete, shkruan Reporteri.net.
Nga videot e publikuara në rrjetet sociale, shihen tifozë të të dy vendeve duke u përleshur në Gelsenkirchen.
Tavolina, karrika e shisha xhami u gjaujtën dhe u thyen në rrugë, pranë sheshit kryesor.
Është nevojitur ndërhyrje e policisë për të qetësuar situatën.
Pamje me video: Tifozët anglezë përleshen me ata serbë para ndeshjes / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.