Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se Cole Palmer kishte kërkuar të largohej nga klubi dy vjet para se të transferohej te Chelsea.
City e shiti Palmerin te Chelsea për 42.5 milionë funte në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Palmer ka realizuar 20 gola në Premier Ligë.
“Në para sezon i thash të qëndronte sepseMahrez kishte shkuar dhe ai më tha: ‘jo, dua të largohem’”, ka thënë Guardiola.
“Pas dy sezonesh, çfarë mund t’i thosha?”, ka shtuar menaxheri spanjoll.
Palmer realizoi katër gola kundër Evertonit dhe tani kryeson në listën e golashënuesve bashkë me Erling Haaland.
“Që dy sezone po kërkonte largimin. I thash: ‘jo, qëndro’. Çfarë mund të bënim?”, ka thënë Guardiola.
Palmeri që dy vjet donte të largohej nga City / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.