Cole Palmer ka deklaruar se Anglia mund të “kryejë punë” dhe të ndryshojë jetën e njerëzve përgjithmonë duke mposhtur Spanjën në finalen e Evropianit që mbahet të dielën në Berlin, shkruan BBC.
Anglia siguroi finalen duke mposhtur Holandën me rezultat 2 me 1, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Palmer hyri në lojë si zëvendësues dhe asistoi në golin e Ollie Watkins në minutën e fundit.
Anglia kurrë nuk e ka fituar Evropianin dhe trofeu i vetëm që mban është ai Botës në vitin 1966.
“Të gjithë janë të kënaqur. Të gjithë po festonim mbrëmë”, ka thënë Palmer.
“Por natyrisht se është një lojë që mund të na ndryshojë jetën dhe të na bëjë krenarë të gjithëve. Këto do të tentojmë ta bëjmë”, ka shtuar ai.
“Nëse arrin në finale atëherë mban shpresë për të kryer punën. Është mirë të kalosh në finale sepse e shfrytëzoni këtë përvojë që nuk vjen shpesh. Por të gjithë duam të fitojmë”.
Anglia nuk e nisi mirë Evropianin dhe me shumë vështirësi arriti drejt finales.
Në Evropianin e vitit 2020, Anglia humbi pas penalltive me Italinë.
Palmer i bindur se Anglia mund të “kryejë punë” dhe të fitojë Evropianin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.