
Anësori shqiptar Xherdan Shaqiri po vazhdon karrierën në ligën MLS të SHBA-së.
Së fundmi janë publikuar edhe pagat e disa prej lojtarëve më të mirë të kësaj lige. Në mesin e futbollistëve më të paguar është edhe Shaqiri, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Shaqiri ka të hyra vjetore prej 8,2 milionë dollarësh. Shuma përbëhet nga paga bazë prej 7,4 milionë dollarësh dhe kompensimi i garantuar prej 800 mijë dollarësh në vit.
Pas Shaqirit janë Sebastian Driussi (6,7 milionë), Federico Bernardeschi (6,3 milionë), Emil Forsberg (6 milionë), Hector Herrera (5,2 milionë), Hany Mukhtar (5,2 milionë), Carles Gil (4,5 milionë).
Inter Miami për paga i ndan 41,7 milionë dollarë. Pason Toronto FC me 31,4 milionë dollarë, Chicago Fire me 25,1 milionë dollarë, Nashville me 21,4 milionë dhe Cincinnati me 18,7 milionë.
Paga e majme e Shaqirit në ligën amerikane / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.