Pa fitues ka përfunduar ndeshja e parë e gjysmëfinales mes Prishtinës dhe Dritës që u zhvillua në Lipjan, raporton gazeta online Reporteri.net.
Kjo ndeshja ka përfunduar pa gola teksa në pjesën e parë Prishtinës iu anulua një gol pas rishikimit në VAR.
Ishte Leotrim Kryeziu që realizoi golin në minutën e 24-t, por gjyqtari Genc Nuza pas rishikimit anuloi golin për lojë me dorë.
Gjysmëfinalja e dytë zhvillohet më 17 prill në Gjilan.
Ndërkaq në gjysmëfinalen tjetër Ballkani i është afruar finales së Kupës duke mposhtur me rezultat minimal rivalen lokale Suharekën.
Pa fitues ndeshja e parë e gjysmëfinales së Kupës mes Prishtinës dhe Dritës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.