Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar në Facebook pas fitores së Laura Fazliut, shkruan Reporteri.net.
“Medalja e dytë olimpike për Kosovën. Krenari e jashtëzakonshme që na sollën xhudistja Laura Fazliu, trajnerja e saj Majlinda Kelmendi dhe maestro Toni Kuka. Faleminderit pafundësisht!”, shkroi Osmani.
Laura Fazliu ia ka siguruar Kosovës medaljen e dytë olimpike duke mposhtur kroaten Katerina Kriston për të bronztën.
Fazliu fitoi dramën në fund pas rishikimit për shkak se kroatja arriti wazari, por vendimi u kthye në favor të Fazliut.
Fazliu ia siguron Kosovës medaljen e dytë në Lojërat Olimpike
Osmani për fitoren e Fazliut: Krenari e jashtëzakonshme / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.