
Për ekipin olimpik i cili përfaqësoi Kosovën në Lojërat Olimpike në Paris 2024, është organizuar një pritje shtetërore.
Ajo fillon nga ora 19:00 në sheshin “Xhorxh Bush”.
Organizimi u bë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Ekipi kosovar kthehet nga kjo Olimpiadë me dy medalje, të dyja nga sporti i xhudos.
Distria Krasniqi e fitoi medaljen e argjendtë, kurse Laura Fazliu të bronztën.
Organizohet pritje shtetërore për ekipin olimpik të Kosovës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.