Bernard Berisha e ka kaluar me sukses operimin.
Futbollisti kosovar u lëndua para disa ditësh dhe do të mungojë rreth gjashtë muaj.
Kurse sot, Berisha ka njoftuar se operacioni ka kaluar me sukses.
“Alhamdulillah operacioni u kry me sukses fal Zotit. Një falenderim i madh për doktorin më të mirë Dr. Lasse Lempainen dhe ekipi i tij në klinikën Pihlajalinna në Turku, Finlandë. Fatkeqësisht, lëndimet janë pjesë e sportit. Por në bazë të përvojës dhe me ndihmën e ekipit të rehabilitimit do të rikthehem edhe më i fortë inshallah”, shkroi Berisha.
Operohet me sukses Bernard Berisha / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.