Ekipi grek i Olympiacosit ka shkaktuar befasi duke mposhtur Fiorentinën në finalen e UEFA Konferencë Ligës.
Grekët fituan me rezultat minimal në takimin e zhvilluar në Athinë.
Ky ishte trofeu i parë evropian për ndonjë skuadër greke.
Ekipi italian pati disa raste të mira për të shënuar, teksa grekët vetëm në pjesën e dytë të vazhdimeve arritën të realizonin.
Heroi i këtij takimi ishte Aoub El Kaabi që realizoi golin e vetëm.
Ai në Konferencë Ligë realizoi 10 gola. Ishte vendimtar edhe në ndeshjen gjysmëfinale kundër Aston Villës kur realizoi katër gola.
Olympiacosi shkakton befasi, fiton Konferencë Ligën / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.