Debutim ëndrrash për Dani Olmon me fanellën e Barcelonës. Ylli spanjoll u fut nga stoli në startin e pjesës së dytë, dhe shënoi golin e përmbysjes 1-2 ndaj Rajo Vajekanos së Ivan Balliut, në duelin e vlefshëm për javën e tretë të La Ligës.
Vendasit shënuan të parët me Lopez në minutën e 9-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për Rajo Vajekanon. Në fragmentin e dytë të lojës ishin katalanasit ata që morën “frenat” e ndeshjes.
Në minutën e 60-të Pedri vendosi baraspeshën e përkohshme, ndërkohë që Olmo shënoi golin e fitores në minutën e 82-të pas asistit të Jamal.
Dani Olmo just put in one of the greatest debuts in Barcelona’s history. This is pure insanity; he is never going to sit on the bench. pic.twitter.com/wAFCdD3xqP
— Anabella (@AnabellaMarvy) August 27, 2024
Ky ishte triumfi i tretë radhazi për Barcelonën në kampionat, që e ka nisur sezonin në mënyrë perfekte.
Për sa i përket Ivan Balliut, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u aktivizua titullar në këtë duel, duke qëndruar në fushë gjatë gjithë duelit.
Për sa i përket perballjeve të ardhshme, Barcelona do të presë Valadolidin në duelin e javës së katërt, ndërsa Rajo Vajekano do të luajë me Espanjolin e Marash Kumbullës në transfertë.
Olmo bën heroin në debutimin me Barcelonën, katalanasit përmbysin skuadrën e futbollistit të Kombëtares shqiptare / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.