Tyson Fury sonte ishte më i fortë se sa në meçin e parë, por edhe kjo nuk i bëri punë përballë kampionit të botës ukrainasit Oleksandr Usyk.
Ukrainasi pas 12 raundeve u shpall fitues me vendim unanim të gjyqtarëve me një rezultat 116-112.
Fury e nisi me sulme agresive, por Usyk u tregua më i saktë dhe i zgjuar në raundet e fundit.
Raundet përfundimtare treguan qëndrueshmërinë dhe aftësinë e Usyk-ut për të përfunduar përballjen fuqishëm.
Meçi u zhvillua në Riad të Arabisë Saudite. Shuma e parave që do të fitojnë boksierët raportohet të jetë 191 milionë dollarë të dy. Nuk dihet saktë se nga sa do t’i ndajnë, por kësaj here thuhet se Usyk do të fitojë më shumë se sa kundërshtari i tij. Ndryshe ishte në meçin e parë. Usyk pavarësisht se doli fitues mori vetëm 30% të 150 milionë dollarëve, ndërsa Fury fitoi 70 përqindëshin e kësaj shume. /Reporteri.net
Oleksandr Usyk mposht sërish Tyson Furyn për të vazhduar të jetë ‘mbret’ i peshave të rënda / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.