Rey Manaj në Turqi është sulmuesi më i kërkuar. Shqiptari është pjesë e Sivasspor, por pritet që palët të ndajnë rrugët mes tyre.
Trabzonspor është skuadra që këmbëngul për shërbimet e Manajt. Drejtuesit janë të gatshëm të shpenozojnë milionat për të transferuar lojtarin e Kombëtares shqiptare.
Në mediat turke bëjnë me dije se Trabzonspor pritet të shpenzojë 1.3 milionë euro dhe ofron 3 futbollistë të tjerë për Sivasspor për t’i bindur këto të fundit të lënë Manajn të lirë.
Kujtojmë se 27-vjeçari ka kontratë të vlefshme me turqit deri në qershor të 2026. Këtë sezon lushnjari ka luajtur në 12 ndeshje ku ka arritur të shënojë 4 gola dhe të dhurojë edhe 1 asist./newsport
Ofertë konkrete për Rey Manajn, 1.3 milionë euro dhe 3 lojtarë për Sivasspor / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.