Mirlind Daku siç duket nuk është aspak i preferuar për sulmin e Kombëtares.
Trajneri Sylvinho nuk i jep minuta prej 20 nëntorit të vitit 2023, kur startonte në barazimin(0-0) kundër Ishujve Faroe.
5 ndeshje kanë kaluar prej atëherë, teksa ndër të grumbulluarit për Europian, Daku është i vetmi që nuk ka marrë asnjë minutë.
“Plani i zotit”, shkruan Daku së fundmi dhe e shoqëron me një foto të tij pas ndeshjes me Italinë.
Sulmuesi mund të jetë në pritje të minutave për ndeshjen e ardhshme.
Kujtojmë se kuqezinjtë luajnë kundër Kroacisë më 19 qershor.
Nuk u inkuadrua në lojë me Italinë, reagon Mirlind Daku / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.