Gjatë ditës së sotme është zhvilluar finalja e Kupës së Arabisë Saudite mes dy gjigantëve, Al-Nassr e Al-Hilal.

Triumfues në finale doli Al-Hilal, vetëm pas penalltive, me rezultatin pas 120 minutave që ishte i barabartë 1-1.

Mirëpo, më shumë se festa e Al-Hilal, në sy ra gjendja e Cristiano Ronaldos pas ndeshjes.

Portugezi 39-vjeçar nuk mund t’i ndalte lotën për asnjë sekond, derisa ai po merrte rrugën për në zhveshtore.

 

Skuadra e Cristiano Ronaldos këtë edicion mbeti pa titullin e kampionit, teksa u mposht edhe në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Cristiano Ronaldo është i përfshirë në listën e Portugalisë për “EURO 2024” që nis nga 14 qershori në Gjermani.

Nuk përmbahet Ronaldo, qan pasi humbi finalen e Kupës me Al-Nassr / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version