Edon Zhegrova e ka shënuar edhe golin e dytë në ndeshjen kundër Strasbougrut.

Golin e dytë, Zhegrova e shënoi në minutën e 27-të të takimit, vetëm 12 minuta pas golit të parë.

Ai e shfrytëzoi për mrekulli një tollovi brenda zonës së kundërshtarit, për ta çuar me kokë topin në rrjetë.

Ky është goli i shtatë në tetë ndeshjet e fundit të Zhegrovës me Lille.

Nuk ndalet Zhegrova, e shënon edhe golin e dytë në ndeshje / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version