Granit Xhaka dhe Bayer Leverkusen e kanë nisur mbrojtjen e titullit me një fitore si mysafir ndaj Borussia Monchengladbach me rezultat 3-2.
Granit Xhaka shënoi golin e parë në ndehsje dhe të parin në edicionin e ri në Bundesligë.
Ai ka folur pas ndeshjes, ku tha se nuk festoi pas eurogolit që shënoi për respekt të tifozëve të Gladbachut, skuadër që ka luajtur më parë.
“E di se si është të luash në këtë stadium, por ne bëmë gjithçka mirë në këtë ndeshje hapëse që ishte e veçantë. Topi erdhi tek unë në momentin e duhur dhe unë u desh të gjuaja menjëherë. Natyrisht, për shkak të respektit që kam ndaj tifozëve të Borussia Moenchengladbachut, nuk festova”.
“Ne duam të luajmë në Ligën e Kampionëve edhe në sezonin tjetër, por e rëndësishme është që hapi i parë ishte i duhuri”, ka deklaruar Xhaka pas ndeshjes.
Xhaka dhe Leverkuseni edicionin e kaluar e mbyllën me triumf të dyfishtë në Gjermani, duke marr trofetë e Bundesligës dhe Kupës së Gjermanisë pa asnjë humbje të vetme.
“Nuk festova për respekt të tifozëve”, Xhaka flet pas golit që shënoi kundër ish skuadrës së tij / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.