Në mesin e figurave nga bota e sportit dhe artit që kandiduan për deputet, ishte edhe Lulzim Zhegrova, babai i super yllit të Kombëtares së Kosovës, futbollistit të “Lille”, Edon Zhegrovës.
Lulzim Zhegrova kandidoi për deputet në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Megjithatë, Zhegrova sipas rezultateve të publikuara pas numërimit të 92.58 % të votave nuk ka arritur të zgjidhet deputet.
Ai deri më tani ka marrë vetëm 3 mijë e 572 vota.
Nuk bëhet deputet, kaq vota mori në zgjedhje babai i Edon Zhegrovës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.