Shqipëria mbylli aventurën në Euro 2024 duke u renditur e fundit në Grupin B me vetëm 1 pikë të marrë. Kombëtarja kuqezi ishte në grup së bashku me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë duke arritur që të barazonte vetëm me këta të fundit.
Pavarësisht rezultateve, kuqezinjtë zhvilluan ndeshje mjaft të mira, ku disa lojtarë ranë edhe në sy të Europës me paraqitjet e tyre.
Një ndër ta ishte edhe portieri, Thomas Strakosha. Ky i fundit zhvilloi ndeshje mjaft pozitive duke kryer pritje fantastike, të cilat janë vlerësuar edhe nga UEFA. Këta të fundit kanë nxjerrë edhe renditjen e portierëve përsa i përket fazës së grupeve, me Strakoshën që është vlerësuar me notën 6.33, po aq sa portieri Mike Maignan i Francës dhe legjenda Manuel Neuer.
Gjithashtu, Strakosha ka lënë pas emra të njohur të futbollit botëror si Pickford (Angli), Sommer (Zvicër), Diogo Costa (Portugali) apo edhe portierin e Serbisë, Rajkoviç.
Vendin e parë në këtë renditje e mban portieri i Italisë, Gianluigi Donnarumma, i ndjekur nga ai i Gjeorgjisë, Mamardashvili. 3-shja e parë plotësohet me gardianin e përfaqësueses së Ukrainës, Trubin.
Notat e portierëve:
7,67 – DONNARUMMA (Itali)
7.17 – MAMARDASHVILI (Gjeorgji)
6,75 – TRUBIN (Ukrainë)
6,5 – CASTEELS (Belgjikë)
6.5 – VERBRUGGEN (Holandë)
6.5 – NITA (Rumani)
6.5 – OBLAK (Slloveni)
6.5 – UNAI SIMON (Spanjë)
6.33 – STRAKOSHA (Shqipëri)
6.33 – MAIGNAN (Francë)
6.33 – NEUER (Gjermani)
6,25 – SZCZESNY (Poloni)
6.17 – LIVAKOVIÇ (Kroaci)
6.17 – SCHMEICHEL (Danimarkë)
6.17 – RAJKOVIÇ (Serbi)
6.17 – SOMMER (Zvicër)
6,17 – GULACSI (Hungari)
6 – PICKFORD (Angli)
6 – DIOGO COSTA (Portugali)
6 – GUNN (Skoci)
6 – DUBRAVKA (Sllovaki)
6 – GUNOK (Turqi)
Notat e portierëve të Euro 2024, Strakosha afër me Maignan dhe Neuer / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.