Notari i Kosovës, Adell Shaboviq ka debutuar me sukses në Lojërat Olimpike.
Notari me babanë nga Kosova ka dalë i dyti në disiplinën e notit dhe është kualifikuar për garën e ardhshme.
I pari doli Zair Faisal Malsarraj nga Arabia Saudite.
Në këtë garë mori pjesë edhe notari shqiptar Grisi Koxhaku që doli i pesti.
Adell Shaboviq debuton sot në Lojërat Olimpike. Notari ynë garon në disiplinën e 100 metra stil i lirë. Garat e notit në këtë disiplinë nisin më ora 11:00.
Notari Shaboviq debuton me sukses, kualifikohet në 100 metra stil i lirë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.