Ajsel Abazi ka konfirmuar ndarjen nga Eros Grezda. Prej kohësh përflitej për një ndarje të çiftit, por Grezda i mohoi lajmet duke i hedhur poshtë përmes një deklarate publike. Ndërsa Ajsel e ka konfirmuar ndarjen teksa bashkëbisedonte me fansat në Instagram.

”Po, është e vërtetë që unë dhe Erosi nuk jemi më bashkë.

Mua dhe Erosin tashmë na lidh vetëm djali ynë Kian, as edhe një gjë më tepër. Ky është një vendim i ndërmarr për të mirën e djalit.”, shkruan Ajsel duke kërkuar të kursehen paragjykimet pa ditur arsyet e vendimit të tyre.

Kujtojmë se para disa kohësh në shtypin rozë u përfol për një ndarje të mundshme midis çiftit, por ishte vetë Eros i cili reagoi duke i mohuar plotësisht ato.

Rreth një vit më parë, futbollisti Eros Grezda dhe këngëtarja kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë dhe pak muaj më pas, çifti u bënë prindër për herë të parë.

Një vit pasi u martuan, futbollisti Eros Grezda dhe gruaja e tij ndahen / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version