Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte përballet me Qipron, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Dardanët dhe qipriotët do të ballafaqohen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në një sfidë të rëndësishme për Kombëtaren tonë është në garë për kreun e tabelës.

Kosova në duel me Qipron, hynë pas fitores në udhëtim tek Lituania (1-2), ndeshje kjo e zhvilluar tri ditë më parë.

Kosova e kishte mposhtur bindshëm prej 4-0, Qipron në ndeshjen e parë, andaj edhe në duelin e sotëm në kryeqytetin e Kosovës, skuadra jonë është favorite për fitore.

Një mungesë e madhe tek Kosova nga ndeshja e kaluar është ajo e Elvis Rexhbeçaj, i cili përshkak të kartonëve nuk e ka mundësinë të luajë. Në dyshim janë edhe dy futbollistë të tjerë, Valon Berisha dhe Donat Rrudhani, të cilët janë ankuar për lëndime.

Dihet që mungesa e madhe e këtij grumbullimi ishte ajo e Vedat Muriqit, i cili për shkak të lëndimit mungon prej 3 javësh edhe tek skuadra e Mallorcas.

Një mungesë e konfirmuar tek Kosova, dy futbollistë të tjerë ende në dyshim për ndeshjen ndaj Qipros / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version