
Pritshmëritë ishin të mëdha, por Ukraina na godet me dy gola në 10 minuta në Air Albanian e mbushur plotë. Ndeshja e fundit në Ligën e Kombeve për Shqipërinë ka nisur shumë keq pasi miqtë realizuan dy gola të shpejtë.
Zinchenko e gjeti golin e parë që në minutën e pestë, ndërsa kombëtarja kuqezi ende nuk e kishte marrë veten, Yaremchuk realizoi edhe golin e dytë. Ukrainasit përfitojnë nga një përgjumje e Mario Mitajt, ndërsa sulmuesi e dërgoi topin në rrjetë me lehtësi.
Megjithatë janë vetëm minutat e para të këtij takimi dhe Shqipëria ka mundësinë të reagojë, duke pasur mbështetjen edhe të tifozëve të shumtë në stadium.
Nisje dramatike, Ukraina na shënon dy gola në 10 minuta në Air Albania / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.