Ka filluar ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Qipros, në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan Reporteri.net.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Formacioni i Kosovës përbehet nga Aro Muric, Vojvoda, Rrahmani, Dellova, Rrudhani, Emërllahu, Jashari, Krasniqi, Rashica, Zhegrova, Rrahmani.

Momentalisht, Kosova ka gjashtë pikë në vendin e dytë në grupin 2 në Ligën C, tri më pak se Rumania që prin.

Në anën tjetër, Qipro është në pozitën e tretë me tri pikë, falë një fitoreje minimale ndaj Lituanisë në xhiron e parë.

Gjatë nëntorit, Kosova do t’i luajë edhe dy ndeshjet e fundit të këtij cikli, teksa do ta presë Lituaninë dhe udhëton për t’u përballur me Rumaninë.

 

Nis ndeshja mes Kosovës dhe Qipros / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version