Myrto Uzuni është legjendë e ekipit të Granadas dhe pas paraqitjeve të shkëlqyeshme ndër vite me ekipin spanjoll ka fituar mijëra fansa.
Një nga fansat e mëdhenj të Myrto Uzunit është padyshim edhe Santiago nga Argjentina, i cili ka bërë një gjest që e ka lënë pa fjalë sulmuesin shqiptar dhe klubin e tij.
Santi udhëtoi 11 mijë e 609 kilometra për të parë Granadën e tij dhe për të takuar Myrto Uzunin.
“Nga Tucuman në Los Carmenes për të përmbushur ëndrrën tuaj”, shkroi Granada, teksa publikoi pamjet e të riut.
Santi viajó 𝟏𝟏.𝟔𝟎𝟗 𝐤𝐦 para ver a su Granada y conocer a Myrto Uzuni.
Desde Tucumán hasta Los Cármenes para cumplir su sueño. pic.twitter.com/Y2JC7Fhppg
— Granada CF (@GranadaCF) December 17, 2024
Nga Argjentina në Spanjë, ky është tifozi i ri që udhëtoi 11 mijë e 609 kilometra për ta takuar Uzunin, sulmuesi shqiptar ia realizon ëndrrën / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.