Manuel Neuer do të vazhdojë qëndrimin në Allianz Arena dhe do të mbrojë deri në moshën 40-vjeçare.

Bayern Munich është afër nënshkrimit të një marrëveshjeje të re me portierin e tyre Manuel Neuer, ka raportuar gazetare gjermane “Kicker”.

Klubi madje mund të shpallë kontratën e re para Krishtlindjeve pasi vetëm detajet e vogla ende nuk janë rënë dakord.

Neuer do ta zgjaste marrëveshjen e tij deri në vitin 2026, pasi kontrata aktuale skadon më 30 qershor.

Kësisoj me vazhdimin e kontratës, Neuer do të jetë në portën e bavarezëve deri në moshën 40-vjeçare.

38-vjeçari është pjesë e bavarezëve që nga viti 2011, derisa deri më tani ka 540 paraqitje.

Neuer do të vazhdojë me Bayernin deri në moshën 40-vjeçare / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version