Nesër mbrëma nga ora 21:00 luhet finalja e Kampionatit Evropian, Spanja dhe Anglia për trofeun prestigjioz të kësaj gare.

Nëse spanjollë e fitojnë trofeun, një nga mbrojtësit e kësaj kombëtare do të ndryshojë në dukje.

Fjala është për mbrojtësin Cucurella. Në fillim të kësaj jave, e dashura e Cucurellas pohoi se ky i fundit i ka premtuar se do t’i lyejë flokët e tij të kuqe nëse Spanja mund Anglinë në “Olympiastadion”.

“Nëse fitojmë, nëse fitojmë… nuk mund të luaj në një finale me flokë të kuqe”, u përgjigj ai.

“Duhet ta bëj dhe kam menduar se si që të mos përfundoj me flokë të kuq si personazhi i Sirenës së Vogël. Do të bëjmë diçka”, tha më tej Cucurella.

Nëse Spanja fiton kundër Anglisë, Cucurella i ka premtuar të dashurës se do t’i lyejë flokët e kuqe / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version