Nedim Bajrami me golin e bukur të shënuar përballë Italisë është bërë pjesë e historisë së Kampionateve Europiane. Tetovari mposhti Donnarummën pas 23 sekondash lojë, shkruan Reporteri.net.
Duke vendosur rekordin e veçantë të golit më të shpejtë në historinë e Europianeve. Rekordi i mëparshëm i përkiste vitit 2004, në ndeshjen mes Rusisë dhe Greqisë.
Po kush janë 5 golashënuesit më të shpejtë në histori të Kupës së Evropës:
Nedim Bajrami – Shqipëri 0.22 sekonda
Dmitri Kirichenko – Rusi 1.07 sekonda
Emil Forsberg – Suedi 1.22 sekonda
Yussuf Poulsen – Danimarkë 1.39 sekonda
Robert Leweandowski – Poloni 1.40 sekonda
Nedim Bajrami në krye të listës, kush janë 5 golashënuesit më të shpejtë në histori të Kupës së Evropës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.