
Kosova ka arritur të kalojë në avantazh ndaj Islandës në play-offin e Ligës së Kombeve.
Ishte Lumbardh Dellova i cili realizoi në minutën e 19-të të takimit.
Kjo ndeshje është shumë e vlefshme për Kosovën, pasi në rast të fitores së kësaj ndeshjeje, por edhe asaj të kthimit, Dardanët do të ngriteshin në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Ndërkaq, Islanda do të binte në Ligën C, aty ku është aktualisht Kosova.
Në këmbë stadiumi, Dellova e kalon Kosovën në epërsi ndaj Islandës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.