Skuadra e Kikës nga Hogoshti është bërë me fushë të re.

Kjo fushë do të përdoret për stërvitje dhe për ndeshje të ekipit nga Hogoshti.

Natyra e bukur atje e kombinur edhe me fushën e futbollit kanë bërë që fotografi Florim Ibrahimaj ti nxjerr disa foto tejet të bukura.

Skuadra e Kikës tash ka një arsye më shumë të korrë rezultate pozitive, pasi momentalisht janë në pozitë tejet të keqe.

Ky ekip garon në Ligën e Parë, grupi B dhe gjendet në pozitën e fundit në tabelë me 13 pikë.

Në Hogosht të Kamenicës bëhet një stadium modern / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version