Nuk do të ketë më kohë shtesë në Superkupën e Spanjës.

Ky ka qenë njoftimi i Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll (RFEF) në lidhje me këtë, pas shortit për Kupën e Mbretit.

Gara, si për meshkuj ashtu edhe për femra, nuk do të ketë më kohë shtesë jashtë rregullores së 90 minutave dhe do të shkojë drejtpërdrejt në ekzekutimin e penalltive për të përcaktuar fituesit.

Vendim ka ardhur nga Komisioni i deleguar i RFEF.

Ai i paraprin “modifikimit të rregullatoreve të garave për eliminimin e kohës shtesë të Superkupave të Spanjës, si në formatin e tyre për meshkuj ashtu edhe për femra”,- siç thuhet në deklaratë.

Duhet mbajtur mend se në dy edicionet e fundit të Superkupës së Spanjës për meshkuj, në tre nga gjashtë ndeshjet e luajtura, është aplikuar koha e shtuar, madje edhe penalltitë, situata që nuk do të përsëriten më me këtë modifikim.

Rregulloret që janë miratuar përmes një modifikimi i përgjigjen kërkesës së klubeve pjesëmarrëse në këto turne.

Një modifikim, objektivi i të cilit është “lehtësimi i minutave të garës për futbollistët, siç është bërë tashmë në garat e tjera si Kupa e Mbretit ose Kupa e Federatës dhe në përputhje me atë që po zbatohet në gara të tjera të ngjashme në nivel evropian dhe botëror,”- shpjegon deklarata.

Një mënyrë, që nëse rezultati mbetet i barabartë në fund të kohës së rregullores, fituesi do të përcaktohet drejtpërdrejt me penallti. Një ndryshim që mund të kursejë kohë për një kalendar tashmë të ngarkuar.

Ndryshim i madh në Superkupën e Spanjës, më lehtë për lojtarët / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version