Billy Graham i ka parë krejt në boks.

68-vjeçari debutoi në boksin profesionist si adoleshent, por u bë i famshëm që i priu Ricky “The Hitman” Hatton gjatë viteve të tij të lavdisë.

Teksa shikon nga këndi i ringut, e sheh fiks se ku përfundon goditja, mirëpo e di edhe efektin prapa grushteve, përcjell gazeta online Reporteri.net.

“Boksierët mund të thonë se nuk dëshirojnë të lëndojnë kundërshtarët, por më lini t’ju them diçka: ‘kur jeni aty, e lëndoni kundërshtarin’”, thotë ai. “Patjetër që e lëndoni”.

“Kur doni t’i rrëzoni përtokë, dëshironi t’i grushtoni deri sa të bien në tokë, prandaj ata më nuk do t’ju godasin dhe do të liroheni nga ai kënd. Ky është realiteti”, thotë Graham.

Është e lehtë të thuash se një grusht nokauti është plot ekstazë, një asi lloj sensacioni që futbollistët e përjetojnë kur realizojnë gol”, shton ai.

Ama, boksi nuk është futboll dhe nokautomi i dikujt nuk është si të shënosh gol.

Nokauti është brutal, final, i pakthyeshëm – fatit që i frikësohen të gjithë boksierët. Ndaj nokautit nuk është imun askush.

Andy Clarke komentator i boksit dhe autor në artikullin e tij të publikuar në BBC, shkruan se që disa muaj ka hulumtuar momentin më unik të boksit. Ka folur me të rryerit në këtë sport. Me fituesit dhe humbësit.

“Ajo që zbulova ishte befasuese”, thotë ai.

Për disa boksierë, aftësia e tyre për të goditur nokaut është pjesë e asaj që janë. Pjesë e ADN-së së tyre.

David Haye dhe Deontay Wilder janë dy burra të tillë. Kanë fituar 78 duele, 68 prej tyre me nokaut. Kështu e përshkruan Haye momentin e nokautit.

“Është ndjenjë e mirë”, thotë ai. “E duam betejën, por në fund të fundit njëri rrëzohet, gëzimi… janë gjëra që nuk krahasohen me asgjë. Nuk jam ndier më mirë dhe nuk ka gjë që i afrohet”.

Wilder e bën edhe një hap më shumë.

“Ndihesh si Zoti”

“Ndihesh si Zoti. Ndihesh shumë i fuqishëm”, thotë boksieri amerikan.

“Është ndjenjë e papërshkrueshme. Pas atij momenti kjo ndjenjë vetëm sa forcohet”, shton ai.

Për boksierët si ai, boksi është religjioz dhe nokauti idoli i tyre. Për të tjerët, ndjenjat janë mbivalente.

“Është përzierje e emocioneve dhe mendoj se deri të nesërmen kur zgjoheni nuk e kuptoni se çfarë keni bërë”, thotë Wilder.

Kështu ndihej Carl Froch kur nokautoi George Groves para 80 mijë shikuesve në Wembley në vitin 2014. Qe grushti i fundit që e dha si boksier profesionist.

Sikur të kishte emocion, do të ishte lehtësim. Ky është emocioni më i shpeshtë që përmendet nga boksierët. Lehtësimi që merr fund, se nuk janë ata që tani duhet të përjetojnë dhimbjen dhe poshtërimin e humbjes, ose dështimit.

Kjo ishte fiks ndjenja që kishte Tony Bellew kur nokautoi Ilunga Makabu për t’u bërë kampion në WBC.

“U gjunjëzova dhe qava”, thotë ai.

“Qava me lehtësimin nga fakti se krejt ato që kam thënë ndër vite ishin të vërteta. Ishte lehtësimi më i madh në jetën time”, shton ai.

“Ndihesh si Zoti” – anatomia e nokautit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version