Shqipëria nis takimin me Spanjën me synimin për të shkruar historinë, duke kaluar fazën e grupeve.

Është vetëm hera e dytë që Kuqezinjtë arrijnë Evropianin, teksa në vitin 2024 ishin në atë që njihej si grupi i vdekjes, i përbërë nga Spanja, Italia dhe Kroacia.

Ndeshja me “Stuhinë e Kuqe” do të jetë vendimtare sepse Shqipërisë i duhen tre pikë për të blinduar pozitën e tretë që mundëson kalimin në 1/8 e finales.

Në ndeshjen e parë humbi me rezultat 2 me 1 nga Italia, ndërkaq në të dytën barazoi 2 me 2 me Kroacinë.

Në këtë grup, kualifikimin në 1/8 e finales e kanë siguruar Spanja dhe Italia.

Në fund të grupit është Kroacia me 1 pikë, por ka golaverazh më të dobët sesa Shqipëria.

Ndeshje për të shkruar historinë shqiptare / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version