Ambasadori i Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi, ka publikuar një video të ndeshjes në mes të Zvicrës dhe Serbisë ku tifozët serbë dëgjohen teksa bëjnë thirrje kundër shqiptarëve.

Latifi ka thënë se është i shqetësuar me thirrje të tilla të tifozëve serbë dhe ka thënë se veprimet e tilla s’kanë vend në sport e shoqëri.

Ai ka kërkuar nga UEFA dhe Federata Zvicerane e Futbollit të veprojnë për të mbrojtur vlerat dhe respektin.

“I shqetësuar për sloganet dhe thirrjet nxitëse të tifozëve serbë kundër shqiptarëve gjatë ndeshjes Zvicër-Serbi. Veprime të tilla nuk kanë vend në sport apo në shoqëri. Ne kërkojmë nga UEFA dhe Federata e Zvicrës të veprojnë dhe mbrojnë vlerat e respektit. #StopUrrejtjes #FairPlay”, ka shkruar ambasadori i Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi.

 

Ndeshja Zvicër-Serbi, publikohen pamje ku dëgjohen thirrje anti-shqiptare / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version