Mërgim Vojvoda ishte futbollisti i radhës i Kombëtares së Kosovës që foli për ndeshjen e së premtes me Rumaninë.

Mbrojtësi anësor u shpreh optimist për nisjen me këmbë të mbarë të kampanjës në Ligën e Kombeve.

Futbollisti i Torinos insiston se Dardanët do të mundohen t’i fitojnë tri pikë në duel me rumunët, përkundër faktit se e pranon që kundërshtari është i vështirë.

“Atmosfera është shumë e mirë. Çdo lojtar është duke e ndje mirë. Jemi të gjithë në formë të mirë dhe presim të kemi një lojë të mirë. Edhe pse kundërshtari është një prej më të rivalëve më të fortë, por ne do të hyjmë në fushë për t’i marrë tri pikë.”

“Presim fitore, besoj se këtu në Fadil Vokrri duhet të presim vetëm fitore para tifozëve tanë.”

“Mesazhi për Dardanët? Na kanë munguar shumë. Shpresojmë që stadiumi të jetë i mbushur dhe i zjarrtë siç ka qenë gjithmonë sepse kemi nevojë për lojtarin e 12-të.”

Kosova dhe Rumania do të përballen mes vete të premten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 20:45.

Ndeshja ndaj Rumanisë, Vojvoda: Do të hyjmë në fushë për t’i marrë tri pikë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version