Skuadra e Bayer Leverkusenit dhe ajo e Bayern Munchen barazuan pa gola në ndeshjen derbi të javës së 22-të në Bundesliga.

Granit Xhaka, mesfushori shqiptar ishte një nga më të mirët në këtë përballje.

Edhe sipas faqes së njohur të statistikave, “Sofascore”, Xhaka ishte më i miri në fushë, duke u vlerësuar me notën 7.8.

Kurse në sajtin “Flashscore”, më i miri u zgjodh Kim, mbrojtësi i Bayernit me notën 8.1, kurse Xhaka u vlerësua me notën 7.3.

Ndeshja Leverkusen – Bayern Munchen, Granit Xhaka më i miri sipas “Sofascore” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version