Janë bërë më shumë se 500 minuta që Franca nuk ka shënuar nga loja e hapur në Kampionatin Evropian. Rekordin e zi e ka vazhduar gjatë ndeshjes së zbehtë ndaj Portugalisë.

Ndeshja çerekfinale mes dy kombëtareve ka përfunduar pa gola dhe tani do të shkojnë në vazhdime.

Në qendër të vëmendjes ishte portieri Mike Maignan që ka bërë tri pritje të mira për të mbajtur të paprekur portën e tij ndaj Portugalisë.

Po zhvillohej minuta e 60-të kur Bruno Fernandes doli përball me portierin 27-vjeçar, por goditjen e tij zhagas e priti ai.

Dy minuta më vonë ai përsëri ishte në qendër të vëmendjes me pritjen e gjuajtjes së Vitinhas, ndërkaq priti edhe një goditje me thembër të Ronaldos.

Franca është ngjallur me inkuadrimin e anësorit Ousmane Dembele që pati një rast të mirë shënimi në minutën e 73.

Fituesi i këtij dueli do të përballet me Spanjën.

Ndeshja e zbehtë mes Portugalisë dhe Francës shkon në vazhdime / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version