Është ndërprerë përfundimisht ndeshja ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës, pas thirrjeve nacionaliste të tifozëve rumunë kundër Kosovës.
Kombëtarja e Kosovës nuk ka pranuar të dalë në fushë, teksa gjyqtari doli dhe e mbylli ndeshjen
Gjyqtari kryesor i ndeshjes Rumani-Kosovë ka kërkuar që ndeshja të vazhdohet.
Ai ka biseduar me kampin kosovar, duke u thënë se tashmë janë krijuar kushtet që të vazhdohet ndeshja, raporton RTK.
Futbollistët e Kosovës kanë qenë të vendosur të mos kthehen dhe ndeshja do të mbyllet dhe më pas do t’i takojë UEFA-s të vendos për fatin e këtij takimi.
Ishte duke u luajtur minuta e 90-të e takimit kur kapiteni Amir Rrahmani udhëzoi pjesën tjetër të ekipit që ta lë menjëherë fushën dhe të futen në zhveshtore. pas thittjeve nacionaliste nda ana e tifozëve rumunë.
Ndërpritet zyrtarisht ndeshja Rumani-Kosovë: Dardanët refuzuan të dalin në fushë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.