Rafael Nadal, kampion për 22 herë rresht i titujve Grand Slam, do të pensionohet nga tenisi në fund të këtij sezoni.
Spanjolli 38-vjeçar do të përfaqësojë vendin e vet në Davis Cup në Mallaga, duke shënuar paraqitjen e tij të fundit.
Nadal ka qenë shumë pak në fushë në dy sezonet e fundit, për shkak të lëndimeve.
Vitin e kaluar, ai veçse pati paralajmëruar që më 2024 do të pensionohet.
“Jam këtu për t’ju informuar se po pensionohem prej tenisit profesional. Realiteti është se kanë qenë vite të vështira, sidomos dy të fundit. Nuk besoj që kam mundur të luaj pa kufizime”, ka thënë ai.
Nadal pensionohet si tenisti i dytë më i suksesshëm i të gjitha kohërave, pas Novak Gjokoviqit.
I njohur si “Mbreti i argjilës”, Nadal ka fituar 14 herë në garat French Open – duke shënuar rekord, si dhe 112 prej 116 ndeshjeve të mëdha në Roland Garros.
Nadal ka fituar disa herë edhe në garat US Open, Australian Open, Wimbledon, si dhe në Lojërat Olimpike.
“Mendoj që është koha e duhur që t’i jap fund një karriere të gjatë dhe shumë më të suksesshme sesa që mund ta imagjinoja”, ka thënë ai.
Nadal ka thënë se është shumë i lumtur që gara e tij e fundit do të jetë në Davis Cup, duke e përfaqësuar shtetin e tij./REL
Nadal do të pensionohet në fund të sezonit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.